Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se, pr/ligji për pronat shtetërore është në funksion të biznesmenëve.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend ku po diskutohet projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, “Për miratimin e aktit normativ nr. 4, datë 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve'”‘, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7 .2008, të ndryshuar”, nismë e deputetit të PS, Eduard Shalsi, Tabaku tha se. sipas këtij pr/ligji pronat shtetërore mund të shkëmbehen dhe t’i kalojnë privatit.

Tabaku tha se ky pr/ligj vjen i maskuar si propozim deputetësh, por në fakt është në funksion të biznesmenëve.

Sipas saj, ligji nuk ka asnjë interes për qytetarët e thjeshtë, por u shërben biznesmenëve.

“Pak ditë më parë bëri lajm në media që një ish-drejtori të policisë i kishin konfiskuar prona me të ardhura 3 milionë euro. Sa kohë i duhet një shqiptari të bëjë këtë pasuri me punë të ndershme. Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm. Kemi shembuj që tregojnë fabulën e një korrupsioni të ngritur në sistem. Nuk mundet dot të angazhohesh për të luftuar korrupsionin dhe të angazhohesh me ligje.

“Ky është ligji i 18-të që kap shtetin. Anashkalon konsultimin publik, njësoj si ligji i zonave të Mbrojtura. Është i sponsorizuar. Vjen i maskuar si propozim deputetësh por është në funksion të biznesmenëve. Sot sektori me abuzimin më të madh është sektori i pronave. Kur ka një leje zhvillimi i japin të drejtën të prishë objektet që janë atje”, tha Tabaku./ata