Vijojnë protestat edhe këtë të shtunë në veri të Kosoës. Mediat kosovare raportojnë se situata në Zveçan paraqitet e qetë.

 

Kryesisht në protestë janë duke marrë pjesë gratë, që janë të punësuara në sektorin e edukimit.

 

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.