Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të imtësishëm, një taksi.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar, në taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer shtetasi A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.

 

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë 33-vjeçari me iniciale A. B., banues në Zyrih, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.