Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas miratimit dy ditë më parë nga Parlamenti Europian të një raporti që kishte në fokus masat ndaj ndërhyrjeve të huaja në vendet anëtare të BE përmes dezinformimit, sulmeve kibernetike dhe ndërprerjes së infrastrukturës kritike.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë mbi ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike kombëtare në dhjetor 2019. Është koha e duhur, ndoshta e vonuar, ngritja e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për Ndërhyrjet e Jashtme në Proceset Demokratike.

 

Sipas Ballës, ky komision duhet të ketë synim mbledhjen e informacionit mbi rastet e bëra publike apo dhe të tjera mbi financime të partive dhe aktorëve politikë nga burime financiare të lidhura me shtete jo miqësore me Shqipërinë. Sikur edhe në rastin e Parlamentit Europian objekt i punës së këtij Komisioni duhet të jenë edhe fushatat e dezinformimi, të cilat si edhe në vendet e BE, financohen në mënyrë malinje nga Rusia apo ndonjë vend tjetër.

 

“Raporti është pjesë e punës së Komitetit të Posaçëm të Parlamentit Evropian për Ndërhyrjet e Jashtme në Proceset Demokratike në Bashkimin Evropian, duke përfshirë Dezinformimin, i cili filloi në vitin 2020 në një përpjekje për të ndaluar shtete si Rusia dhe Kina të ushtrojnë ndikim në politikën evropiane.

 

Edhe Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një Rezolutë mbi ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike kombëtare në dhjetor 2019. Është koha e duhur, ndoshta e vonuar, ngritja e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për Ndërhyrjet e Jashtme në Proceset Demokratike, duke synuar mbledhjen e informacionit mbi rastet e bëra publike apo dhe të tjera mbi financime të partive dhe aktorëve politikë nga burime financiare të lidhura me shtete jo miqësore me Shqipërinë. Sikur edhe në rastin e Parlamentit Europian objekt i punës së këtij Komisioni duhet të jenë edhe fushatat e dezinformimi, të cilat si edhe në vendet e BE, financohen në mënyrë malinje nga Rusia apo ndonjë vend tjetër”, u shpreh Balla.