Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga Administrata Doganore në muajin maj arritën 19.6 miliardë lekë ose 100 % të parashikimit.

 

DPD thekson se kjo shifër është një rekord i ri i Administratës Doganore pasi një vit parë është mundur të realizohet vetëm gjatë muajit korrik, në kulmin e fluksit të turizmit.

 

Krahasuar me majin e 2022-shit, janë realizuar rreth 1.4 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me muajin prill 2023 janë realizuar 3.1 miliardë lekë më shumë.

 

Shifra rekord shënuan edhe mallrat e akcizës, ku sipas të dhpnave, karburanti ka shënuar një rritje me 8 000 tonë krahasuar me majin e 2022 dhe cigare me 10 tonë.

 

Sipas DPD-së, këto rezultate janë arritur edhe pse pati një ndikim negativ prej rreth 800 milionë lekësh nga ndryshimi i kursit të këmbimit