Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se është i hapur për bashkëpunimin me Partinë Demokratike në funksion të shtetit të së drejtës.
Meta shkruan se bashkëpunimi do të vazhdojë me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar që është i angazhuar për lirinë, për shtetin e së drejtës.
'Ne jemi shumë të hapur të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të thellojmë bashkëpunimin jo vetëm me Partinë Demokratike, por edhe me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar që është i angazhuar për lirinë, për shtetin e së drejtës, për interesin publik, për mirëqeverisjen dhe që është kundër këtij regjimi dhunues', shkruan Ilir Meta në postimin e tij në Facebook.