Kontingjenti shqiptar në grupbatalionin e NATO-s në Letoni vijon kontributin për sigurinë e vetë batalionit dhe kufijve lindorë të Aleancës.
Ministria e Mbrojtjes ndau sot pamje nga operacionet e zhvilluara nga kontingjenti shqiptar në Letoni.
Trupat shqiptare kanë detyrë asgjësimin dhe pastrimin e municioneve të plasura e të paplasura në Camp Adazi, ku shërbejnë përkrah kolegëve të tyre nga 13 vende të tjera aleate, bëri të ditur MM./ata