KAS vendos rinumërimin e votave për kryetar bashkie në Belsh. Rinumërimi është vendosur të kryet të martën në orën 13:30.

 

Kanë qenë përfaqësuesit ligjor të koalicionit “Bashkë Fitojmë” ata që depozituan ditën e sotme  në KAS disa pretendime lidhur me procesin e votimit dhe numërimit për Belshin.

 

Sipas tyre rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ.

 

Ata thonë se disa janë shënuar me pikëpyetje, e disa të tjera janë shkarravitur, ndërkohë që pasi janë shpallur të vlefshme i kanë kaluar si vota PS.

 

Po ashtu kanë depozituar dhe një video ku sipas tyre rezultojnë se në kuti ka dy fletë votimi më shumë sesa shkruhet në kuti.

 

Ndërkohë nga ana e përfaqësuesit ligjor të PS, ankesat e BF për shënimet në fletët e  votimit janë të pavend, sepse sipas tyre, edhe pse nuk janë shënuar sipas rregullores së KQZ, nuk mund të quhen të pavlefshme.

 

“Pavlefshmëritë janë konstatuar vetëm në atë qendër votimi. Nga fletët e konstatuara nga PD, në vlerësimin tonë nuk janë të tilla aspak. Të kufizosh këtë moment dhe ta detyrosh apo t’ia bësh të pavlefshme vullnetin e qytetarit sepse s’ka bërë me X apo me një + sipas referimit nga KQZ, e vlerësojmë totalisht të pavend. Ky është momenti kur qytetari përcjell pushtetin për kryetarin e Bashkisë. Që këto tregojnë presion, janë pretendime që nuk korrespond9ojnë me kërkimin. Në vlerësimin  tonë provat duhet të pranohen dhe ia lemë KAS për të vendosur nëse do hapen apo jo”, u shpreh përfaqësuesi i PS.

 

 

 

Në përfundim të mbledhjes KAS vendosi rinumërimin e votave për kryetar bashkie në Belsh.