Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujtoi sot 75-vjetorin e krijimit të NATO-s.

“75 vjet NATO, aleanca më e madhe, më e fuqishme dhe më e suksesshme në histori”, u shpreh Basha në një postim në rrjetet sociale.

Basha ndau mesazhin e Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

“Kumbon sot mesazhi i Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50-vjetorin e Aleancës: “Ne e dimë se kur demokracitë e Europës dhe Amerikës ndahen, krijohen çarje midis të cilave mund të shfaqen forcat e së keqes dhe agresionit, por kur qëndrojmë së bashku nuk ka asnjë forcë mbi tokë më të fuqishme se solidariteti ynë në emër të lirisë”, theksoi Basha.

“15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e Aleancës, dhe për këtë sot çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar”, shtoi Basha.

Basha e shoqëron postimin me foton e aktit të anëtarësimit, të ekspozuar sot në selinë e NATO-s./ata