Ministri i Jashtëm i sapoemëruar i Türkiye-s, Hakan Fidan, mori detyrën e ministrit nga paraardhësi i tij Mevlüt ÇavuÅŸoÄŸlu të hënën, raporton Anadolu.

 

Fidan, i cili ishte shef i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) që nga viti 2010, u emërua ministër i Jashtëm nga presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan.

 

ErdoÄŸan prezantoi të shtunën kabinetin e tij të ri pas ceremonisë së betimit dhe inaugurimit në parlament në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

 

Ministrat e Jashtëm nga e gjithë bota i uruan Fidan-it për emërimin e tij.

 

Fidan, 55-vjeç, u emërua shef i MIT nga kryeministri i atëhershëm ErdoÄŸan në maj të vitit 2010. Përpara emërimit të tij në MIT, Fidan punonte në zyrën e ErdoÄŸan-it si zëvendës nënsekretar.

 

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.