Një person është arrestuar nga policia në Krujë, pasi në banesën e tij u gjetën 140 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

 

Sipas policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. babë e bir, në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë kanabis.

 

Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.