Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranë, pasi akuzohet se duke drejtuar motomjetin e tij ka përplasur një të mitur.
Sipas policisë mësohet se 40 vjeçari në gjendje të dehur duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një shtetase të mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“40 vjeçari, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar një shtetase të mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.