Pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ana e opozitës.

 

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PD Edi Paloka me ironi thotë se pak ditë pasi la qelinë Saimirr Tahiri u vu në pranga Vangjush Dako.

 

Sipas tij, Dako duhej te blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit ne Durres perpara se te arrestohej.

 

“Nje jave pasi e kishin marre vesh dhe minjte e bodrumeve te bashkise Durres, u shpall arresti per Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit te zgjedhjeve. Cdo gje me regji qendrore

 

Marreveshjet alla Rama me limonat e tij te shtrydhur vazhdojne po njesoj. Askush nga ata nuk hap gojen per Ramen dhe ky ju garanton daljen e shpejte nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush.

 

Gjushi madje duhej te blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit ne Durres perpara se te shkonte “me pushime”.

 

Kjo eshte drejtesia e reformuar.

 

Skenari : Edvin Rama

 

Regjia :Yuri Kim.”-shkruan Paloka.