Të gjithë emigrantët që do të mbërrijnë në Angli përmes Kanalit të La Mansh do të vendosen për herë të parë në një anije, sipas planit të kryeministrit britanik, Rishi Sunak për trajtimin e krizës.
Zyra e Brendshme do të vendosë rreth 1000 persona në dy anije, që me gjasa do të ankorohen në Merseyside dhe Teeside, shkruan Dailymail.
Emrat e anijeve dhe vendndodhjet mbahen të fshehta.
Megjithatë, kroçera MS Victoria është përdorur për strehimin e përkohshëm të refugjatëve ukrainas në Skoci dhe do të jetë i disponueshëm në javët e ardhshme.
MS Victoria është ankoruar në Leith, Edinburgh, por thuhet se do të jetë i lirë nga mesi i korrikut
Do të jetë hera e parë që emigrantët që vijnë përmes Kanalit do të vendosen në anije lundrimi.
Media angleze shkruan se kjo anije përmban një kinema, klub nate dhe kabina luksoze, megjithatë nuk është e qartë nëse janë bërë ndryshime për qëllimin aktual.