Bota mund të shërohet nga sëmundja e ndryshimeve klimatike nëpërmjet jetës pa mbeturina e në favor të mjedisit, tha të martën zonja e parë e Türkiyes, Emine Erdoğan.

 

“Një pjesë e madhe e mbetjeve që i hedhim në natyrë përbëhen nga produkte që mund të ripërdoren dhe të cilat ende nuk e kanë përfunduar ciklin e tyre jetësor. Çfarë lloj gjurme do të lëmë në planet varet tërësisht nga ne!”

 

“Duke bërë ndryshime të vogla në jetën e përditshme të njerëzve, ne mund ta shërojmë botën kundër sëmundjes së ndryshimeve klimatike nëpërmjet një jete të favorshme me mjedisin dhe pa mbeturina”, tha Erdoğan në një video-mesazh në sesionin e dytë të Asamblesë së Habitatit të OKB-së.

 

Erdoğan tha se “suksesi i jashtëzakonshëm” i lëvizjes së Türkiyes me zero mbeturina në një periudhë të shkurtër kohore i ka treguar botës se sa e rëndësishme është përpjekja individuale njerëzore për problemet mjedisore.

Në vitin 2017, nën kujdesin e zonjës Erdoğan, Türkiye nisi projektin e mbeturinave zero për të theksuar rëndësinë e eliminimit të mbetjeve në luftën kundër krizës klimatike.

 

Projekti ka tërhequr vlerësime ndërkombëtare, me shefin e OKB-së Antonio Guterres që shprehu mirënjohjen e tij për zonjën e parë të Türkiyes gjatë një konference në Nju Jork shtatorin e kaluar.

 

Dhjetorin e kaluar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë mbi iniciativën zero mbetje të paraqitur nga Türkiye, duke shpallur 30 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbetjeve.

 

“Pa dyshim që janë bërë hapa të mëdhenj për të shpëtuar natyrën nga mbetjet që ajo nuk mund t’i hedhë vetvetiu. Megjithatë, kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë në një epokë kur konsumi është bërë qëllimi kryesor.

 

“Unë besoj se ndryshimi më i thellë do të ndodhë kur ne të braktisim kulturën e hedhjes dhe të adoptojmë një mënyrë jetese që nuk gjeneron pothuajse asnjë mbetje,” tha Erdoğan.

 

Ajo shtoi se përhapja e lëvizjes globale të zero mbeturinave nga vendi në vend dhe njerëzit te njerëzit tregon se ato ditë nuk janë më aq larg.