Disa fëmijë janë goditur me thikë në një park pranë liqenit Annecy, në juglindje të Francës, tha ministri i brendshëm.
Gérald Darmanin konfirmoi se autori ishte arrestuar nga policia. Sipas AFP, 6 fëmijë janë plagosur, dhe sipas mediave lokale dy janë në gjendje kritike.
BFM TV raportoi se viktimat ishin rreth tre vjeç.