Dy vajza nga Shqipëria janë arrestuar në Athinë dhe Katerini për trafik droge.
Sipas mediave greke, atyre u janë sekuestruar 7 kilogramë hashash, që ishte destinuar për trafikim nga pjesëtarët e grupit së cilit i përkisnin, në Selanik dhe Pieri.
Vajzat 21 dhe 27 vjeçe janë dërguar në paraburgim, dhe pritet që në ditët në vijim të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.