Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të enjte një takim me deputetë të PD në ambientet e Kuvendit. Sikurse shihet në foto në takim ka qenë deputeti Dashnor Sula, por Opinion.al mëson se të pranishëm kanë qenë edhe Arbi Agalliu dhe Saimir Korreshi.
Ky takim mes tyre vjen pas mbledhjes së kryesisë të PD, ku mbështetës të Bashës u përplasën dhe ofenduan deputetët e PD, Saimir Korreshi, Dashnor Sula dhe Gazment Bardhi. Konflikti për pak sa nuk precipitoi në konfrontim fizik.