Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i është përgjigjur ish-kryeministrit, Sali Berisha se ka nxjerrë informacionin për arrestimin e ish-kryebashkiakut,Vangjush Dako 4 ditë përpara se të dilte vendimi.

 

Manja është shprehur se ka punuar që zyrtarë të lartë të dalin para drejtësisë, ndërsa shtoi se do jëtë Berisha që do përgjigjet para autoriteteve para tij.

 

“Nuk e di pse je shqetësuar Sali, zgjedhjet mbaruan dhe të pres në betejën tjetër të 2025, dhe do të të mund. Sa për drejtësinë jam i lumtur që mbërritëm këtë ditë që unë e ti të dalim para drejtësisë, kam përshtypjen që ti do shkosh para meje, por mezi e pres atë ditë.

 

Për këtë ditë kam pritur dhe shoh që sot më shumë i shqetësuar je ti sesa unë për këtë drejtësinë e re. Unë gjithë jetën kam luftuar për drejtësinë Sali.

 

Ti në profesion je mjek, tani raporti me drejtësinë do ta shohim të dy bashkë. Sa për betejat politike jam i hapur, por sa herë të dalim ne sheshbetejë do të të mund, ty dhe këdo tjetër”, tha Manja.