Banesa e gjyqtares Shpëtime Pitaku ka rënë pre e një vjedhje nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, aty ku dhe gjyqtarja Pitaku ushtron detyrën e saj.
Sipas Klan News Glidona Daci, gjyqtarja Shpëtime Pitaku ka pretenduar se autorët i kanë marrë 2 mijë Euro dhe bizhuteri.
Për këtë rast policia ka nisur hetimet.