Drejtuesi i “UNUM Festival”, Mousa Ceesay dhe tre të rinj të tjerë ishin të ftuarit e radhës në episodin e 10-të të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

 

“Këta janë katër nga shumë të tjerë që jetojnë, punojnë në Shqipëri, pavarësisht se vijnë nga vende të huaja, të afërta ose të largëta, të pasura ose edhe më të pasura, apo shqiptarë që janë rikthyer dhe që po vazhdojnë të rikthehen edhe pse dihet, numri i atyre që largohen, vazhdon, është më i lartë se numri i atyre që rikthehen, por ata që rikthehen, rikthehen me një histori, rikthehen me një eksperiencë dhe mbi të gjitha, rikthehen me arsye, të cilat janë vërtet interesante për t’u dëgjuar”, tha Rama.

 

Duke folur për UNUM dhe impaktin që ka sjellë si në Shqipëri, Rama theksoi se këtë vit janë 20 mijë pjesëmarrës në këtë festival ndërkombëtarë.

 

Drejtuesi i “UNUM Festival” bëri të ditur se këtë vit, sepse ka pasur njerëz edhe nga Malajzia, Meksiko, Katari, nga kudo.

 

“Për mua, është ideja për t’u përpjekur e për ta hapur Shqipërinë për të gjithë, por çështja është se e kemi marrë tashmë në këtë rrugë. Nuk ka nevojë të nxitojmë. Njerëzit, në momentin që vijnë, të vetmin problem që kanë është të kthehen në vendin e tyre e të thonë: “Betohem në Zot që kanë energji elektrike”. Vendi juaj është e ardhmja e Europës, është e sigurt. Njerëzit nuk dinë asgjë rreth kulturës suaj, rreth Ilirëve, asaj çfarë  keni qenë dhe çfarë do të jeni në të ardhmen. Personalisht, jam mjaft i prekur nga mikpritja juaj”, tha ai, ndërsa shtoi se sa më shumë kaloj kohë, aq më të vështirë e kam të largohem nga Shqipëria.

 

Ndërkohë, kryeministri u shpreh se “Shqipëria të kthehet në varësi”.

 

“Kam parë shumë njerëz, për shembull, të huaj me të cilët kam lidhje për hir të punës, ambasadorë, të cilët, ndoshta, kur kanë ardhur, nuk kanë qenë entuziastë, për ta thënë butë, por nuk kam parë asnjë të lumturohet kur largohet nga vendi”, tha ai.

 

Ndërkohë tre të ftuarit e tjerë në Poscast, Uarda (Shqipëri), Ouen (SHBA) dhe Martin (Argjentinë) janë tre të rinj që kanë vendosur të hapin “Hana Corner Coffee”, në Tiranë me një një miks kulturash shqiptaro-amerikano-argjentinase.

 

Uarda e cila ka lindur në Fier dhe jeton në Gjermani, tregon eksperiencën e saj të rikthimit në Shqipëri, pas shumë vitesh emigrimi në Gjermani.

 

Ndërsa Martin, i lindur në Argjentinë u shpreh se nuk ndihet i huaj në Shqipëri.

 

“Është më shumë si një vend familjar, si një Buenos Aires i vogël, siç e thashë më parë, por mendoj, gjithashtu, se ndjenja e sigurisë që merr këtu, është shumë e rëndësishme për mua. Andej nga vij unë, sidomos në këto kohë, ti kurrë nuk e di ç’të ndodh kur del në rrugëve natën, për shembull. Pra, të ndjerit i sigurt, është ajo që më solli këtu”, shtoi ai.

 

“Po, Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Europë”, shtoi Rama.