Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku një 33-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.
Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen D. Z., 33 vjeçe, e cila në gjendje depressive është vetëhedhur nga pallati.
Sipas informacioneve zyrtare 33-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, dyshohet në gjendje depresioni, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasja D. Z., 33 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, tha policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.