Mbërrin trupi i pajetë i 33-vjeçarit Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës, i cili u sulmua për vdekje në Breshia të Italisë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetari Elidon Ndreka.

 

 

Ngjarja ndodhi një jave më parë, ndërsa trupi i viktimës ka mbërritur në Shqipëri dhe do të prehet të dielën e 11 qershorit në fshatin e tij Kallmet të Lezhës.

 

 

Familja e viktimës dhe autorit të dyshuar te ngjarjes, jetojnë në të njëjtën lagje dhe sipas banoreve të zonës kishin marrëdhënie të mira. Ende motivet e krimit nuk janë zbardhur ndërsa për ngjarjen është tronditur i gjithë fshati i Kallmetit.