I ftohti Siberian mbetet prezent edhe gjatë ditës së martë duke diktuar në vendin tonë, mot të kthjellët por shumë të ftohtë. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

 

Ndërsa mbrëmja do të sjellë edhe një erë të ftohtë lindore duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë në zonat bregdetare.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -10°C deri në 10°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.