Prova të reja janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulaj, ku një video e re ka dalë në media dhe duket momenti kur autori i ekzekutimit largohet nga Lezha me një automjet tip “Defender” me targa angleze. Dyshohet se pasi është larguar në distancë autori ka futur motorin në automjet dhe me pas është larguar.

 

 

Lidhur me këtë, gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live deklaroi se dyshimet janë se ekzekutori është fshehur në Shkodër. Ai tha se hetimet janë fokusuar më tepër te pista e gjakmarrjes, ndërsa theksoi se kemi të bëjmë me një vrasës profesionist, gjakftohtë i cili e ka mjaft të qartë objektivin e tij.

 

“Dyshohet se vrasësi ka ardhur nga Shkodra dhe po andej ka ikur dhe kjo i bën hetuesit të dyshojnë se ekzekutori të jetë fshehur po në këtë qytet. Kjo ka qenë arsyeja pse janë marrë në pyetje disa persona në Shkodër por deri tani këto dëshmi nuk është se kanë dhënë prova të rëndësishme se nga është vrasësi. Ideja është se grupi hetimor ka njëlloj piste ku ka arritur të zbulojë disa detaje që mund ti çoj drejt autorëve por dhe kjo makinë e zbuluar është në kuadrin e hetimeve. Megjithatë është një nisje e mirë për prokurorinë e Lezhës por mbetet për tu parë pasi provat e gjetura në vendngjarje janë shumë pak. Pistat hetimore janë po të njëjtat dhe kryesoja është ajo e gjakmarrjes pas përfshirjes së viktimës në disa ngjarje të caktuara dhe duke mos u gjetur shumë prova grupi hetimor është më i fokusuar te pista e gjakmarrjes.

 

Për fat të mirë të gjithë mund të krijojmë një bindje dhe për mua është një vrasës profesionist, gjakftohtë, objektivi i tij është i qartë dhe sigurohet që ka vdekur pasi goditja ka qenë mjaft precize, largohet i qetë dhe nuk merret me personat e tjerë të pranishëm. Largohet me të njëjtin motor që erdhi, por duket që s’ka asnjë kontakt me personat e tjerë. Ai nuk ka lënë asgjë në vendin e ngjarjes, për më tepër se lëvizjet e klientëve dhe banorëve në këtë zonë ka nisur pak minuta pas ngjarjes. Megjithatë të shohim, sepse ka pasur dhe ngjarje të tjera që policia i ka zbuluar, edhe pse në këtë rast duket pak vështirë nga mënyra se si ka ndodhur”, u shpreh Zhabina.