Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Bloomberg, është shprehur se Beogradi duhet të bëjë hapin e parë drejt çtensionimit të situatës në Veri.

 

Serbia duhet të ndërpresë mbështetjen për milicinë që shkaktoi protesta në veri të Kosovës muajin e kaluar dhe përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria e Kosovës të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit të saj, tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë telefonike.

 

“Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme,” tha ai. “Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne.”

 

Trazirat, të cilat plagosën dhjetëra paqeruajtës dhe protestues të NATO-s, shpërthyen pasi Kosova vendosi kryetar komunash në qytetet në veri pas zgjedhjeve që popullsia serbe atje kishte bojkotuar.

 

Kurti tha se qeveria e tij do të lëvizë për të reduktuar forcën policore të dislokuar në rajon dhe do të konsiderojë rimbajtjen e zgjedhjeve të diskutueshme lokale siç kërkohen nga aleatët e saj në SHBA dhe Evropë vetëm pasi Serbia të ndërmarrë hapat e parë. Ai po ashtu thotë se thotë se kritikat e aleatëve janë të padrejta.

 

Liderët evropianë i kanë bërë presion qeverisë së Kurtit për të zbutur linjën e saj. SHBA përjashtoi Kosovën nga stërvitjet ushtarake të Defender 2023 të planifikuara për më vonë këtë vit, në shenjë zhgënjimi.

 

I pyetur për këtë Kurti tha: “Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si”, ndërsa e quajti përjashtimin nga manovrat “jo të drejtë”.