Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicën e Veriut ka konfiskuar 11 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

 

 

 

Siç njofton Policia, i dyshuari ua ka dëmtuar edhe qytetarëve pajisjet elektrike në shtëpi, pasi kishte pasur probleme me energjinë elektrike.

 

“Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria rajonale e Policisë Mitrovicë veri, me datë 10.06.2023, ka pranuar informata relevante se një person i dyshuar nga fshati Uglar, komuna Zubin Potok posedon pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin).

 

Sipas informacioneve si rrjedhojë në lagjen e fshatit të lartpërmendur herë pas here ka probleme me energjinë elektrike dhe qytetarëve po u dëmtohen pajisjet elektrike shtëpiake, shkaktohej zhurmë dhe kërkohet ndihma e Policisë lidhur me këtë çështje”, ka njoftuar Policia.

Më tej, në njoftim thuhet se, Policia e Kosovës, nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin (shtëpinë ) e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin).

 

Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë lartcekur.

 

Bashkëngjitur gjeni disa fotografi të vendit të ngjarjes dhe pajisjeve të konfiskuara.