Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të nxjerrë sa më shumë njerëz të gjallë nga rrënojat e ndërtesave.

Ekipet që kryenin operacionet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e banesave në Antakya,

përcaktuan se kishte një zë që vinte nga rrënojat.

Hülya Yılmaz dhe foshnja e saj 6 muajshe Ayşe Vera, u shpëtuan nga rrënojat 29 orë pas tërmetit.

Nëna Yılmaz dhe foshnja e saj u dërguan në spital për trajtim.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonë.