Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi duke drejtuar automjetin buqësor tip “Zetor”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale V. B., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

“Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin buqësor tip “Zetor”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje”-njofton policia.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.