Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka komentuar tensionet në mbledhjen e Kryesisë që u mbaj më 6 qershor, ku pati edhe dhunë verbale mes militantëve të Bashës, deputetëve të grupit e anëtarëve të Kryesisë. Në një postim në Facebook, thotë se ta që ushtruan dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi, ndërsa përmend edhe ndryshimet në statut që u miratuan në Këshilli Kombëtar të 15 janarit 2022.

 

Korreshi thotë se është i drejtë edhe qëndrimi i Bashës, i cili lidhur me këto përplasje tha se ata militanë duhet të përjashtohen nëse mbajnë funksione të caktuara.

“Në 15 Janar 2022 Këshilli Kombëtar i PD vendosi një standard: dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia. Duke iu përgjigjur edhe mendimit të Lulzim Bashës të shprehur të enjten mendoj se ka të drejtë. Standardi duhet ruajtur. Urdhëruesit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës!”, deklaron Korreshi.