Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama zgjodhi të publikonte flamurin, për të uruar ditëlindjen e kësaj force politike. Me një flamur që valëvitet në qiell, kreu i qeverisë shkruan se PS është e vetmja forcë politike që nuk e ka ndryshuar drejtimin e interesit kombëtar. Ndër të tjera, sot, PS votohet më tepër nga gratë se nga burrat, thekson Rama.

 

“MIRËMËNGJES

 

dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë.”- shkruan Rama

 

Në kuadër të 32-vjetorit të Partisë Socialiste të Shqipërisë do të organizohet në Pallatin e Kongreseve një aktivitet festiv.

 

Pas pjesës së parë ku Kryetari Rama do të mbajë fjalën e rastit, do të organizohet një koktej festiv në ambientet e hollit.