Një qytetar nga Kosova është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 36-vjeçar iakuzohet se ka ngacmuar dy 16-vjeçare.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrance 36-vjeçarin, banues në Kosovë, pasi ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura 16 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.