Policia Rrugore e  Tiranës ka shtuar numrin e kontrolleve në të gjitha rrugët me qëllim parandalimin e rreziqeve të mundshme dhe aksidenteve. Gjatë javës së kaluar janë arrestuar 21 persona pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe bëheshin burim aksidenti. Gjithashtu, numri i personave që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur është rritur, por policia ka bërë të mundur  pezullimin e lejeve të drejtimit për 78 drejtues mjetesh, mes tyre edhe për tejkalim të normave të shpejtësisë.Janë ndëshkuar me masë administrative 406 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

 

 

Janë ndëshkuar 324 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha dhe 324 për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 259 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve. Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave është kushtuar për mosrespektimin e tabelës "Stop" dhe për këtë shkelje janë vendosur 46 masa administrative.