Milani e ka marrë me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e presidentit të tij legjendar, Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare.

 

Ish-kryeministri italian i kishte udhëhequr kuqezinjtë për 31 vjet drejt lavdisë, duke e bërë këtë klub si njërin prej më të mirëve në botë për shumë vite.

 

Kuqezinjtë, përmes një komunikate, e kanë kujtuar dhe falënderuar Berlusconin për kontributin që dha për ta bërë edhe më madhështor këtë klub.

 

“Nesër, ne do të ëndërrojmë ambicie të reja, të krijojmë sfida të reja dhe të kërkojmë fitore të reja. Këto vlejnë për ta realizuar të mirën, të fortën, të vërtetë që është brenda, brenda nesh që e ndamë këtë aventurë, e cila e dërgoi jetën tonë në një ëndërr që quhet Milan.

 

Faleminderit President, gjithmonë me ne”, ka shkruar klubi italian, i cili e kujtoi kështu presidentin e paharrueshëm Berlusconi, duke e ngushëlluar familjen, shoqërinë dhe njerëzit e afërt me të cilët ai e kaloi jetën.