Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së hënës në spitalin San Raffaele të Milanos, ndërsa krah tij ishte i vëllai, Paolo Berlusconi, fëmijët Marina, Eleonora, Barbara dhe Pier, si dhe gruaja e tij Marta Fascina.

 

Historia e dashurisë se Berlusconit me deputeten italiane Marta Fascina u bë e ditur në vitin 2020, ndërsa pak më shumë se një vit më parë çfti kurorëzoi lidhjen në martesë.

 

Deputetja italiane 53 vjet më e re ka qenë gjithmonë shumë private dhe në rrjete sociale nuk ka publikuar asgjë tjetër veçse fotografitë zyrtare. Gushtin e kaluar, ajo bëri tatuash inicialet e tij, S. B., në gishtin e unazës

 

Çifti e kurorëzoi lidhjen e dashurisë me një ceremoni madhështore martese, e cila llogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro. Një martesë simbolike, por nuk mungoi fustani i bardhë dhe betimet si në një dasmë të vërtetë.

 

Ceremonia u mbajt tek Villa Gernetto, Marta Fascina kishte veshur një fustan të bardhë me dantellë franceze nga Antonio Riva, ndërsa në altar e shoqëroi babai i saj. Atje e priste Berlusconi, me një kostum blu Armani, që tregoi se si lindi historia e tyre tre vite më pare.

 

Vila ishte mobiluar me 150 statuja, ndërsa menuja kishte mish viçi me verë të kuqe dhe një akullore, të gjitha të shoqëruara nga verërat Aneri dhe muzikë romantike në sfond.

 

Arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje me fëmijët e Berlusconit për pronën e tij. Pesë fëmijët e rritur të Silvio Berlusconit besohet se janë indinjuar nga qëllimi i babait të tyre për t’u martuar me Fassina-n ligjërisht, pasi nëse kjo do të ndodhte, atëherë 32-vjeçarja më vonë mund të pretendonte një pjesë të respektueshme të pasurisë së ish-kryeministrit 85-vjeçar.