Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar në “Facebook” disa foto nga punimet për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

 

Krahas fotove, Rama shkruan se aeroporti po merr formë nga dita në ditë dhe se do të jetë një për të gjithë qytetarët që vizitojnë Shqipërinë.

 

“Mirëmëngjes dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës që ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.