Autoritetet britanike kanë bërë publike shifrat në lidhje me emigrantë që janë përpjekur për të kaluar Kanalin e La Manshuit me varka të vogla, gjatë fundjavës.

 

 

Numri i emigrantëve është 616 dhe ky është numri më i lartë i regjistruar në një ditë që nga fillimi i vitit.

 

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë ndalimin e mbërritjeve të anijeve me emigrantë një nga pesë prioritetet e tij kryesore pasi numri i emigrantëve që mbërrijnë në bregdetin jugor të Anglisë u rrit në një nivel rekord, më shumë se 45,000, në vitin 2022. Ky numër është rritur me 500% në dy vitet e fundit.

 

Sunak është kritikuar nga disa në Partinë e tij Konservatore dhe nga qytetarët se nuk ka vepruar menjëherë sa duhet për të goditur imigracionin e paligjshëm, por javën e kaluar ai tha se plani i tij po përparonte dhe mbërritjet në vend ishin ulur me 20% krahasuar me vitin e kaluar.