Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes ka bërë të ditur se takimi i katërt për një mekanizëm të përbashkët të përhershëm midis Türkiyes, Suedisë dhe Finlandës do të mbahet të mërkurën (14 qershor) në Ankara.

 

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë në muajin shkurt të vitit 2022.

 

Megjithëse Türkiye miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia t’i përmbahet një memorandumi trepalësh të nënshkruar qershorin e vitit të kaluar në Madrid për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.

 

Takimi i të mërkurës në kompleksin presidencial do të kryesohet nga Akif ÇaÄŸatay Kılıç, këshilltari i presidentit turk, Recep Tayyip ErdoÄŸan.

 

Në takim do të marrin pjesë Stian Jenssen, drejtor i zyrës private të shefit të NATO-s Jens Stoltenberg, Jan Knutsson - sekretar shtetëror i Ministrisë të Punëve të Jashtme të Suedisë, si dhe Jukka Salovaara - sekretar i përhershëm shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës.

 

Në muajin nëntor, Suedia miratoi një ligj kundër terrorizmit, duke shpresuar se Ankaraja do të miratojë aplikimin e Stokholmit për t’u bashkuar me NATO-n. Ligji i ri, në fuqi që nga 1 qershori, lejon autoritetet të ndjekin penalisht individët që mbështesin grupet terroriste.

 

Disa ministra të jashtëm shpresojnë se Türkiye do ta miratojë aplikimin e Suedisë para samitit të NATO-s që do të mbahet në kryeqytetin Vilnius të Lituanisë më 11-12 korrik.