vPolicia izraelite hodhi gaz lotsjellës nga një mjet ajror pa pilot (UAV) në oborrin e Mesxhid al-Aksa-s me arsyetimin se "u kënduan parulla" pas namazit të sabahut.
Të premten e fundit të Ramazanit, dhjetëra mijëra muslimanë u dyndën në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të falur namazin e sabahut. Sipas deklaratës nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, 65 mijë njerëz e kanë falur namazin e sabahut në Al-Aksa.
Sipas imazheve të shpërndara në rrjetet sociale, pas namazit të sabahut, një grup brohoritën slogane "Ne po vijmë te ju me gjakun tonë dhe jetën tonë, Al-Aksa" brenda Mesxhid al-Aksa-s. Një dron i policisë izraelite hodhi gaz lotsjellës nga ajri në këtë seksion. Dhjetëra njerëz në Mesxhid al-Aksa u prekën nga gazi ndërsa në zonë pati përleshje të shkurtër.
Në deklaratën me shkrim të policisë izraelite thuhet se gjithsej 8 palestinezë, 4 prej të cilëve me status të përhershëm qëndrimi në Kudsin Lindor dhe 4 shtetas të Izraelit, janë arrestuar me pretendimin se "kanë bërtitur parulla në favor të Hamasit të cilat ishin provokuese".
Policia izraelite njoftoi se 3.600 policë do të vendosen në Kudsin Lindor të pushtuar të premten e fundit të Ramazanit./aa