Një 36-vjeçare do të hetohet penalisht, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.
Burime zyrtare nga policia me dije se hetimi ka nisur për shtetasen me inicialet R. Gj.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen R. Gj., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje 70 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.