Një 40-vjeçar është arrestuar në Krujë pasi ishte shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi F. Rr., 40 vjeç, banues në Dukagjin, Krujë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

“40-vjeçari, më datë 30.07.2022, ka qenë duke transportuar shtetas nga vendet e treta me një automjet tip “Ford”. Pasi është konstatuar nga punonjësit e Policisë në hyrje të qytetit të Shkodrës, ai nuk i është bindur urdhrave të tyre për të ndaluar, por është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin”- njofton policia.