Kurti jep detaje për mbledhjen e përbashkët mes qeverive

 

“Me këngë e valle shqipe po e festojmë lidhjen dhe lirinë një ditë para se të forcojmë bashkëpunimin. Për herë të dytë si nikoqir takohemi në Gjakovë. Do ia shtojmë edhe 13 marrëveshje të reja në fushën e drejtësisë, shëndetësisë, bujqësisë. Diskutimi për bashkimin doganor, krahas ushtrimit të profesionit të avokatit etj. Veçanti është edhe takimi i përbashkët me kryetarët e komunave të zonave kufitare. Do të diskutojmë se si sfida ti kthejmë në mundësi. Lëvizjes së qytetarëve u kemi dhënë vëmendjen e duhur. Nga prilli i këtij vitit mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zona kufitare.”- tha Kurti.