Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 3 pacientë në terapi intensive vdiqën për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe mosfunksionimit të pajisjes së oksigjenit në spitalin Nasser në Khan Younis.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, tha se gjeneratorët nuk mund të funksionojnë për shkak të mungesës së karburantit në spitalin Nasser, i cili u bastis dje nga ushtarët izraelitë.

Al-Qudra theksoi se 3 pacientë në terapi intensive vdiqën për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe mosfunksionimit të pajisjeve të oksigjenit në spital.

Duke thënë se dy gra kanë arritur të lindin pavarësisht kushteve të vështira në spital, al-Qudra tha se "Dy gra kanë lindur në spital në kushte të vështira dhe çnjerëzore, pa ushqim, ujë dhe ngrohje".

Duke iu drejtuar organizatave ndërkombëtare, Al-Qudra bëri thirrje për "ndërhyrje urgjente për të shpëtuar pacientët dhe ekipet mjekësore në Spitalin Nasser para se të jetë tepër vonë".

Spitali Nasser, i cili është spitali i dytë më i madh në rajon pas Shifa-s, spitali më i madh në Rripin e Gazës, i cili më parë ishte bastisur nga forcat izraelite, ka qenë nën rrethim nga forcat izraelite prej 25 ditësh.

Në mëngjesin e 14 shkurtit, Izraeli evakuoi shumë palestinezë të zhvendosur të cilët u strehuan në spital nën kërcënimin e armëve dhe i detyruan të shkonin në Rafah dhe aty arrestoi shumë njerëz, duke përfshirë personelin mjekësor dhe gazetarët.

Duke njoftuar se në spital ishin 1.500 palestinezë të zhvendosur, 190 personel mjekësor dhe 299 persona nga familjet e tyre, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, tha se në spital ishin 273 pacientë të palëvizshëm dhe 327 shoqëruesit e tyre, 18 foshnja në terapi intensive, 3 foshnja në inkubatorë dhe 35 pacientë me dializë./aa