Një 31-vjeçar u arrestua në Britaninë e Madhe nën dyshimin e vrasjes, pas vdekjes së tre personave në qendrën e qytetit të Notingamit.

 

Sipas BBC, gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur policia u thirr në vendngjarje pas gjetjes së dy personave të vdekur.

 

Më pas, drejtuesi i furgonit përsëriti tentativën për të shtypur kalimtarët, duke vrarë edhe një person dhe plagosur gjithashtu tre të tjerë.

 

Kryeministri Rishi Sunak deklaroi se ishte vënë në dijeni për episodin e rëndë dhe se po informohej vazhdimisht nga autoritetet përkatëse.