Gjimnazi Besnik Sykja është gati për të mirëpritur pas një kohe të gjatë nxënësit në ambientet e reja.

 

Këtë lajm e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjete sociale, ku ka publikuar gjithashtu edhe disa foto nga shkolla.

 

Rama ka njoftuar se gjimnazi do të jetë gati në shtator dhe do të presë rreth 1000 nxënës.

 

“Mirëmëngjes  dhe me punën për të rilindur gjimnazin “Besnik Sykja” në kryeqytet, që këtë shtator do të jetë gati për të pritur rreth 1000 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

 

Shkolla e re “Besnik Sykja” do ketë 27 klasa, laboratorë dhe gjithashtu hapësira të tjera shumëfunksionale në shërbim të nxënësve dhe stafit të mësuesve.