Mblidhet nesër Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare. Pasi kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi nuk mblodhi Kryesinë, një grup deputetësh bënë kërkesë për mbledhjen në fjalë, ku padyshim që kryefjalë e diskutimit do të jenë zgjedhjet për kryetar të PD-së.

 

 

 

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ku pati tensione dhe debate të forta, u vendos që zgjedhjet për kryetar të mbaheshin më 29 korrik.

 

Ndërkohë, një grup i anëtarësisë doli kundër kësaj date.