Në një konferencë për mediat këtë të premte ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është pyetur nga gazetarët për pagesat e inceneratorëve që po vijojnë të kryehen.

 

Ibrahimaj theksoi se për sac kohë shërbimi kryhet dhe nuk ka një vendim gjykate për t’i ndaluar pagesat do të vijojnë.

 

Pyetje: Për sa kohë qeveria shqiptare do të vijojë të paguaje persona që janë në arrati, e kam fjalë për inceneratirët?

 

Delina Ibrahimaj: Jam përgjigjur disa herë dhe do të jetë e njëjta përgjigje. Për sa kohë kemi një shërbim publik që kryhet dhe përsa kohë nuk ka një vendim të organeve ligjzbatuese që të pezullojë pagesat, gjithçka do të vijojë.