Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nënshkroi sot një marrëveshje me Universitetin e Mynihut “Ludwig-Maximilians” Gjermani.

 

Kjo marrëveshje ka për qëllim mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në Albanologji, me qëllim ruajtjen dhe vijimësinë e programit të studimit “Master në Albanologji” në këtë universitet.

 

Mnistrja Kushi shprehu mirënjohjen për Prof. Dr. Bardhyl Demirajn, lektorin dhe drejtuesin e Katedrës së Albanologjisë në Mynih, i cili vazhdon të japë një kontribut të vyer dhe rol kryesor në promovimin e vlerave të gjuhës sonë të bukur shqipe për studentët atje.