Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përndjekur të dashurën e tij, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet D. N., banues në Laç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. N., 26 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”-njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.