Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar Parlamentin Europian për votën që dhanë për liberalizimin e vizave në Kosovë.

 

Falënderimin e bëri ndërsa po mbante fjalën para këtij institucioni ndërsa shtoi se populli i Kosovës.

 

Më tej ajo shtoi se përparimi i Kosovës në rrugëtimin e anëtarësimit të BE do të shërbente si katalizator i paqes dhe pajtimit me Serbinë.

 

 

“Për shumë vite me radhë ky parlament bashkë me ne ka luftuar për liberalizimin e vizave në Kosovë. Dua të falënderoj secilin prej jush që na dhatë mundësinë për të lëvizur të lirë në Europë. Ju do të jeni të lumtur që nuk do të dëgjoni më fjalën liberalizim i vizave dhe Kosovë. Faleminderit që na mbështetët gjatë gjithë kësaj rruge. Populli im e njeh ndjenjën e pakrahasueshme të lirisë dhe paqes.

 

Besoj se dhe populli i Ukrainës do e përjetoj këtë ndjenjë. Sot me ne është dhe një delegacion nga Lugina e Preshevës, duke ju thënë  do qëndrojmë pranë jush, nuk jeni vetëm. Populli i Kosovës kërkon paqe e respekt. Në këtë proces kemi nevojë për lidership të fortë europian. Përparimi ynë në rrugëtimin e anëtarësimit të BE do të shërbente si katalizator të paqes dhe pajtimit, në një rajon ku forcat keqdashëse vazhdojnë të mbjellin keqdashje. E vetmja mënyrë për t’i kaluar është përmes partneriteteve dhe aleancave”- tha ajo.